Pengoi zyrtarët policorë, arrestohet 24 vjeçari nga Vushtrria
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 15:30, deri sa zyrtaret policor ishin duke patrulluar në rrugën “Marlin Barleti” në Vushtrri kanë ndaluar një person.
I njëjti është ndaluar për shkak se ka penguar punën e zyrtarëve policorë.
“Policia e Kosovës në kuadër të planit operativ, për parandalim dhe indentifikim të personave të dyshuar për shitblerje dhe posedim te substancave narkotike, ku zyrtaret policor kane ndaluar dy persona të dyshuar, dhe gjate verifikimit të tyre ka ndërhyrë një person duke ju thënë “kush jeni ju që po i ndaloni qytetaret” edhe pse zyrtaret policor ishin identifikuar si policë, por i njëjti prapë ka vazhduar me pengimin e zyrtarëve policor në kryerjen e detyrës zyrtare”, thuhet në njoftim.
I dyshuari A.S., 24 vjeçar është arrestuar dhe shoqëruar në stacioni policor ku dhe është intervistuar nga njësia e hetimeve, dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedure të rregullt, dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.