Pendarovski: Në rajon do të ndihet efekti i zgjidhjes eventuale midis Kosovës dhe Serbisë
Stevo Pendarovski në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se Maqedonia e Veriut do të kërkojë garancë ndërkombëtare, që nëse kjo zgjidhje përfshin ndryshimin e kufijve, të mos ketë efekt domino edhe në vendet e rajonit.
“Të mos harrojmë se Kosova në kufirin tonë tash e disa vite është me status të pazgjidhur ndërkombëtar. Më 27 (qershor), pas disa vitesh, është njoftuar për rifillim të negociatave, se si do të përfundojë çështja apo problemi i Kosovës, si do të zgjidhet, ne dhe të gjithë në rajon përreth Kosovës, sigurisht që do t’i ndjejmë efektet, të mira apo të këqija, do të shohim”, është shprehur Pendarovski.