Pejë – Arrestohet pasi ngacmon e ofendon ish-gruan
Një person është arrestuar në Pejë. Kjo pasi e ka ofenduar dhe i ka kërkuar përsëri takim ish-gruas me të cilën ka qenë i martuar e më pas janë ndarë.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, njofton FaktePlus.
“Pejë 19.05.2020-20:45. Është raportuar se një vajzë e cila ishte e martuar me të dyshuarin mashkull kosovar, pas ndarjes i dyshuari përmes mesazheve e kishte ofenduar verbalist dhe kërkuar përsëri takim. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK-ja.