Pejanit i gjendet “arsenali” i armëve në shtëpi
Të shtunën Policia është informuar për një rast “Dhunë Familjare” në Pejë.
Njësiti policor menjëherë ka dalë në vendin ngjarjes dhe me të hyrë në njërën nga dhomat, mbi një tryezë kanë hasur në disa armë dhe municion.
I dyshuari L. M. i lindur 1974 është arrestuar.
Tek i dyshuari janë hasur dhe konfiskuar:
– një (1) Armë automatike Tomson dhe dy karikator
– një (1) Armë artizanale
– një (1) Pistoletë Bereta, me një karikator
– një Pistoletë Colt, me një karikator
– dy karikator AK-47
– një vazhdues tromblonik
– municion kalibrave ndryshëm.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.