Pejani pi raki e dehet, e rreh gruan e bën për spital
Një burrë nga komuna e Pejës është arrestuar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka rrahur gruan, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Gruaja ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 28 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër, shkruan FaktePlus.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimë femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet nga Policia.