Peja, njëra nga qendrat me të fuqishme ekonomike në Kosovë
Peja, është njëra nga qendrat me të fuqishme ekonomike në Kosovë, pasi shquhet për brende të njohura vendore e ndërkombëtare.
Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas vizitës që u ka bërë në kompaninë Ukaj, e cila merret me përpunimin e drurit. “Peja, si një prej qendrave më të fuqishme ekonomike në Kosovë, shquhet për brende të njohura në tregun vendor dhe ndërkombëtar. Sot, në kompaninë Ukaj, isha dëshmitar i cilësisë së lartë të produkteve, dhe teknologjisë më të fundit të përpunimit të drurit. Kërkesa në tregun e jashtëm për këto prodhime është e madhe, prandaj qytetari ynë ka arsye që të orientohet kah konsumi i produkteve tona. Të vetëdijshëm se rruga për zhvillim të hovshëm kalon nëpërmjet fuqizimit të prodhuesit vendor, Qeveria, në Vitin e Ekonomisë, do të jetë partner për sipërmarrësit, që ata të jenë zot në vendin e vet”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook. /Fakteplus