Peci: Vjosa në Vjenë e Albini në Paris po ia rikthejnë imazhin e mirë Kosovës
Ministri i Bujqësisë nga radhët e ‘Listës Guxo”, Faton Peci, ka thënë se ka një qasje ndryshe në arenën ndërkombëtare, me presidencën Vjosa në Vjenë, dhe kryeministrit Kurti në Paris, dhe se Kosova asnjëherë nuk ka pasur një përfaqësim aq dinjitoz në tandemin president kryeministër.
Madje sipas tij, tandemi Osmani-Kurti po e rikthen imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Është krijuar një përcepcion Vjosa Osmani, dhe Albin Kurti, tandemi i cili i ka fituar zgjedhjet, do të dërgoj Kosovën drejt izolimit, a ne po e shohim një pamje krejt tjetër, Vjosa në Vjenë, Albini në Paris, ka një rikthim të imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe këtë e shoh si mundësi në mënyrë që me i adresuar problemet që janë bartur ndër vite dhe vështirësitë që Kosova i ka pasur”, tha ai.
“Kosova asnjëherë nuk ka pasur një përfaqësim aq dinjitoz në tandemin president kryeministër”, tha Peci.