Peci kërcënohet në rrjetet sociale, thotë se me “fabrikime” po mbillet gjuhë e urrejtjes ndaj tij
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci këto ditë ka qenë në qendër të kritikave, pas raportimeve për favorizime në ndarjen e granteve nga kjo ministri.
Si rrjedhojë e kësaj ai së fundmi ka pranuar një mesazh kërcënues në rrjetin social Facebook.
Peci ka shkruar se ndaj tij është duke u mbjellë gjuhë e urrejtjes.
“Gjuha e urrejtjes së mbjellur nga fabrikimet “akademike”, ka shkruar Peci.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci u raportua se ka ndarë 100 mijë euro në formë grantit vëllait të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit, dhe disa të tjera këshilltarit të tij Naim Huruglica.
Pas reagimeve të shumta, Peci ka pezulluar përkohësisht grantet që i dha këshilltarit të tij, Naim Huruglica dhe vëllait të deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, Blerim Pacollit.
Në një përgjigje për Telegrafin, Ministria bëri të ditur se pezullimi është ndërmarrë si masë paraprake, duke theksuar se vlerësimi i granteve dhe subvencioneve është ekskluzivitet i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), pa ndërhyrje nga ministri apo stafi i tij.