PDK: “Syri i Popullit” u krijua nga Vetëvendosje
Zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka bërë një akuzë të rëndë drejtuar LVV-së.
Në këtë status Bytyqi kishte shkruar për grupin terrorist siç i kishte quajtur ai, “Syri i Popullit”, ku pjestari i saj Avni Llumbica u dënua me 12 vite burg nga Gjykata.
Ai kishte thënë se frymëzim i këtij grupi ishte Lëvizja Vetëvendosje të cilët edhe e kishin krijuar “Syrin e Popullit”, për të eliminuar kundërshtatrët e politik duke filluar nga Presidenti i Hashim Thaçi, Kryeministri Isa Mustafa dhe ish-Kryeparlamentari Kadri Veseli.
Madje ai kishte përmendur edhe figura të tjera të VV-së duke krahasuar bashkëshortin e Albulena Haxhiut me këtë grup siç e kishte quajtur ai, terrorist .
Më tej Avni Bytyçi kishte shkruar se janë Albin Kurti e Glauk Konjufca janë ideatorët kryesorë politikë e ideologjikë të këtij grupi.
Me të njëjtën logjikë si “Syri i Popullit”, bashkëshorti i Albulena Haxhiut, e propozuara e VV-së për Ministre të Drejtësisë, kishte ftuar publikisht për vrasjen e ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli”, ka thënë Bytyçi.
Bytyçi ka shkruar se është shqetësuese kur një parti që synon ta qeverisë vendin, madje, mbron anëtarët e organizatës terroriste “Syri i Popullit”, edhe pasi ata u dënuan.
Postimi i plotë i Avni Bytyçit:
Lëvizja Vetëvendosje jo vetëm se nuk u distancua nga veprimtaria e grupit terrorist “Syri i Popullit”, por sot e mori në mbrojtje dhe konfirmoi atë që dihej – se ajo e krijoi, e frymëzoi dhe e shtyri këtë grup të eliminojë me vrasje kundërshtarët politikë, duke filluar nga PresidentiHashim Thaçi, Kryeministri Isa Mustafa dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli.
Ideatorët kryesorë politikë e ideologjikë të këtij grupi janë Albin Kurti dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca. Madje, Konjufca, pos lidhjeve partiake, ka edhe lidhje familjare me njërin prej të dënuarve, Sadri Ramabaja. Me të njëjtën logjikë si “Syri i Popullit”, bashkëshorti i Albulena Haxhiut, e propozuara e VV-së për Ministre të Drejtësisë, kishte ftuar publikisht për vrasjen e ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Fatkeqësisht, kur sot qytetarët prisnin nga VV distancim e kërkim falje nga kjo ieologji, ndodhi e kundërta – ata mbrojtën zyrtarisht këtë organizatë terroriste. Është shqetësuese kur një parti që synon ta qeverisë vendin, madje, mbron anëtarët e organizatës terroriste “Syri i Popullit”, edhe pasi ata u dënuan. Sidoqoftë, Vetëvendosje le ta bëjë sa më parë Qeverinë dhe institucionet le të jenë sa më shpejt funksionale. Ne mezi presim t’ia nisim opozitarizmit dhe VV-në ta përballim me këtë temë, si dhe me shumë tema të tjera.