PDK: Nga Çitaku ende nuk kanë parë ndonjë gatishmëri për të kandiduar për kryetare të PDK-së
Ai tha se nga Çitaku ende nuk kanë parë ndonjë gatishmëri për të kandiduar për kryetare të PDK-së.
“Kontakti i vetëm me Vlora Çitakun ka qenë për listën zgjedhore. Mua nuk më ka refuzuar, por me personat që ka folur u ka thënë se nuk është e gatshme. Nuk e di. Vlora Çitaku ka qenë pjesë e PDK-së, ka pasur një sukses për PDK, por nuk e kemi parë një gatishmëri të saj për të kandiduar”, ka thënë ai.
Ndryshe, nga emrat e përfolur që mund të kandidojnë deri tash janë Memli Krasniqi, Uran Ismaili dhe Enver Hoxhaj.