PDK mbështet vendimin e Shtabit emergjent për Pejën zonë në karantinë
Partia Demokratike e Kosovës ka mbështetur vendimin e Shtabit emergjent për Pejën zonë në karantinë.
PDK e Pejës thotë se futja e qytetit zonë në karantinë, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, ishte kërkesë publike para disa ditësh e kryetarit të Degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti.
Kumtesa:
Të nderuar qytetarë,
Tashmë jeni të informuar se Peja është futur zonë në karantinë, pas rasteve të reja me Covid-19.
Futja e Pejës zonë në karantinë, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, ishte kërkesë publike para disa ditësh e kryetarit të Degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti.
Prandaj, ky vendim edhe pse i vonuar është për t’u përshendetur, dhe si i tillë kërkojmë të respektohet.
Të dashur qytetarë,
Ju bëjmë thirrje për kujdes të shtuar, dhe që t’ju përmbaheni rregullave të institucioneve shëndetësore.
Shpejt do të kalojmë edhe këtë sfidë të përbashkët, dhe do t’i kthehemi jetës normale.
#RriNshpi