PDK-ja komenton takimet e sotme të Isa Mustafës
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka komentuar takimet e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa me disa nga liderët e subjekteve politike të vendit.
Krasniqi ka thënë se si PDK nuk janë të fokusuar në atë se çfarë bëjnë partitë e tjera, por në diçka krejt tjetër.
Sipas Krasniqit, takimet e Isa Mustafës me Shpend Ahmetin, Fatmir Limajn dhe Albin Kurtin janë përpjekje që lideri i LDK-së të vjen sërish në krye të qeverisë së vendit.
“Këto takime janë vetëm një përpjekje e Isa Mustafës për të realizuar skenarin e tij për t’u bërë kryeministër përsëri. Dhe të gjithë e kujtojmë se çfarë kryeministri i dobët ka qenë ai”, ka thënë Krasniqi, shkruan gazeta Blic.
Nënkryetari i kësaj partie ka thënë se subjekti në të cilën ai vepron është i fokusuar në krejt diçka tjetër.
“Përkushtimi ynë është tek ndërtimi i platformës për qeverisjen e ardhshme në vend, Këtë herë, PDK dhe Kadri Veseli janë të vendosur që të krijojnë një qeveri me njerëz të rinj dhe profesionistë, që i sjellin shpresë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Memli Krasniqi.