PDK i ka zgjedhur problemet në Skënderaj, zbulohet kush do të jetë kryetar për këtë komunë
Përplasja që ndodhi javën e kaluar mes pjesëtarëve të PDK-së të degës në Skënderaj është tejkaluar.
Kështu bëjnë të ditur burime të afërta me udhëheqësin e PDK-së në këtë komunë.
Për FaktePlus ky burim bëri të ditur se kjo marrëveshje ka rezultuar në atë mënyrë që Sami Lushtaku të jetë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Skënderaj.
Kurse, nënkryetar do të jenë Nuredin Lushtaku dhe Bekim Haxhiu.
Kujtojmë se javën e kaluar kryetari Alban Berisha është larguar me forcë nga objekti ku po mbahej procesi zgjedhor në degën e PDK-së në Skënderaj.
https://fakteplus.net/deshmitaret-tregojne-se-si-eskaloi-procesi-zgjedhor-ne-kline-te-skenderajt/