PDK fajëson qeverinë Kurti: Gabuat që si vendosët në karantinë të prekurit nga koronavirusi
Partia Demokratike e Kosovës ka fajësuar Qeverinë e Albin Kurtit që nuk parandaloi personat që erdhën nga diaspora, konkretisht Italia, që të njëjtit ti qonin në karantinë.
Deputeti i PDK-së, Uran Ismajli theksoi se është fatkeqësi që personat që erdhën nga Italia nuk u vendosen për 14 ditë në karantinë.
“Karantinat janë përdorur në dy forma: Objektet shtetërore ose karantinë të vet-izoluar nën mbikëqyrjen e Policisë. Mungesa e veprimeve për izolim të personave që kanë ardhur nga Italia, na ka shtuar rrezikun për shpërndarjen e virusit në Kosovë. Mendojmë se mungesa e këtij veprimi është një gabim dhe duhet të përmirësohet sa më shpejtë”, ka deklaruar ai.