Patika e trenerka për disa policë të Kosovës, harxhohen mijëra euro
Nga këpucët elegante që ditë më parë u blenë për disa policë, tani disa pjesëtarë tjerë të Policisë së Kosovës do të vishen edhe me rroga sportive.
Pas tenderit prej 121 mijë euro për këpucët elegante që hapi javë më parë Policia e Kosovës, kjo e fundit tani ka hapur edhe një tender tjetër për veshje që kap vlerën e 10 mijë eurove.
Policia e Kosovës, po planifikon të blejë patika, trenerka të epërme e të poshtme për disa pjesëtarë të saj. Saktësisht këto veshje sportive kanë privilegjin t’i gëzojnë vetëm 54 policë, shkruan FaktePlus.
Kjo është bërë e ditur në hapjen e tenderit “Furnizim me veshmbathje sportive”, i cili kap vlerën e 9 mijë e 980 euro e 28 cent.
Me këtë shumë po planifikohen të blihen 54 palë patika, 54 palë trenerka të epërme dhe 54 palë trenerka të poshtme.
Në dosjen e tenderit, Policia e Kosovës, ka dhënë dhe përshkrimet për material dhe specifika tjera për patikat dhe trenerkat.
Patikat duhet të jenë ngjyrë e zeze dhe hiri. Veç kësaj, “veçantitë” e qëndrueshme ndaj shiut, të kenë pllaka gome të qëndrueshme me një model të thyer për tërheqje optimale në kushte të lagështa apo të rrëshqitshme në terrene jo të përshtatshme.
Për papërshkrueshme nga uji, me material që ndihmon të qëndroni të thatë dhe të rehatshme.
E trenerkat e epërme duhet të jenë me ngjyrë të zezë, teget dhe të hirtë.
Më poshtë sjellim dosjen e tenderit ku tregohet edhe për madhësinë e patikave dhe trenerkave.
Dy javë më parë Agjencia e Lajmeve FaktePlus ka raportuar edhe për tenderin që Policia e Kosovës e kishte hapur për këpucë elegante.
Për këto mbathje policia ka planifikuar të harxhojë nga buxheti i saj mbi 121 mijë euro./FaktePlus
Mbi 121 mijë euro për këpucët elegante të Policisë së Kosovës