Pasurohet ekrani kosovar, “Fakte Biznesi” çdo të mërkurë në Tëvë1

Nga kjo e mërkure, duke nisur nga ora 22:00, ekranit vendor do të i shtohet emisioni “Fakte Biznesi”, në kuadër të të cilit do të shtjellohen tema nga ekonomia, industria, biznesi dhe fusha te ngjashme.
Ky emision, me autore dhe moderatore Blerta Dibranin, do të sjellë tek shikuesit tema të rëndësishme, por edhe aktuale, në një format ndryshe nga emisionet e mëparshme të kësaj fushe.
“Fakte Biznesi”, prodhim i kompanisë multimediale Fakte Plus & Tëvë1, në fazën e parë të tij do të trajtoj një problematikë shoqërore, për të cilën do të ofrohet zgjidhja gjatë po të njëjtit emision, nëpërmjet produkteve dhe shërbimeve vendore të paraqitura në po të njëjtin emision.
Pjesa e mbetur e emisionit do të i kushtohet këshillave dhe opinioneve nga ekspertët. Problematika kryesore e cila do të trajtohet gjatë emisionit të sotshëm është paga, e që njëherësh është temë aktuale dhe preokupuese për të gjithë qytetarët.
Për të kuptuar më tepër, na ndiqni në ekranin e Tëvë1, në kanalin e Tëvë1 në YouTube (Live), apo edhe përmes fakteplus.net dhe në rrjetet tona sociale./FaktePlus/.