“Pasurohet” Biblioteka Kombëtare, një zyre bëhet me pikturë të 740 eurove
Shpeshherë është parportuar se bibliotekat anëembanë vendit janë lënë në mëshirë të fatit me godina të amortizuara, me libra të vjetër dhe pa tituj të ri të shtuar. E në një gjendje të tillë është thënë mjaft shpesh se është edhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Mirëpo, kjo bibliotekë duket se së fundi nuk qëndron keq financiarisht, pasi ka shpenzuar 740 euro për të blerë vetëm një vepër.
Nuk bëhet fjalë për një vepër letrare apo nodnjë libër të fushës tjetër e që do ta kenë në duar lexuesit, por për një pikturë që do të qëndrojë e varur në një zyre të punonjësve të “Tempullit të dijës”, shkruan FaktePlus
Në njoftimin që është bërë në KRPP thuhet se kjo pikturë është blerë për zyrën 27 të Bibliotekës, por nuk janë dhenë më shumë detaje.
Agjencia e Lajmeve FaktePlus ka kontaktuar me zyrtarë të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, për të marrë informata shtesë lidhur me blerjen e kësaj pikture.
Ata kanë thënë se piktura është blerë për “ zyrën e bibliotekës digjitale”, por nuk kanë dhënë detaje shtesë.
Kjo pikturë është blerë në .“BARON STUDIO”. Derisa në garë kanë qenë tri kompani. Kontrata mes kompanisë fituese dhe Bibliotekës është nënshkruar më 30/4/2019.
Duhet theksuar faktin se thuajse të gjitha bibliotekat në vend vuajnë për mungesë fondesh, nuk kanë tituj librash të mjaftueshsëm sidomos nga botimet e reja, por edhe kanë mbetur me ambiente të amortizuara.
Se a do të vazhdojnë të ankohen zyrtarët e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” për këtë çështje edhe pasi shpenzuan para për luks, mbetet të shihet./FaktePlus