Pasuria e secilit shtet të botës, ku qëndron Kosova
Kosova është e 105-ta në listën e pasurisë së shteteve për kokë banori, bazuar në raportin e Bruto Produktit të Brendshëm, të përshtatur me Barazinë e Fuqisë Blerëse.
Shumica e shteteve më të pasura të botës janë edhe më të voglat: Pandemia ka prekur pak pasurinë e tyre.
Në listën e fundit, bazuar në të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar për prill të 2022-s, nga 192 shtete për të cilat është përllogaritur mesatarja vjetore për kokë banori në raportin GDP-PPP, Kosova është e 105-a, me 13 mijë e 964 dollarë për kokë banori. Ajo është e fundit nga shtetet e rajonit, në listën e “gfmag”.
Shqipëria është e 90-ta, Maqedonia e Veriut e 78-ta, Mali i Zi i 69-ti e Serbia e 72-ta.
Luksemburgu, Singapori e Irlanda i prijnë listës së shteteve më të pasura për sivjet, pasuar nga Katari e Macao. Zvicra, Emiratet e Bashkuara Arabe, Norvegjia, SHBA-ja e Brunei mbyllin top-dhjetëshen.
Lista e plotë: