Pastrohen shkallët e platove dhe shesheve të Prishtinës
Pas reshjeve të borës, mesditën e sotme janë pastruar shkallët e platove dhe shesheve të kryeqytetit
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facerbook, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Perveç rrugëve, sot janë pastruar të gjitha shkallët e platove/shesheve”, ka njoftuar Ahmeti.
Ndërkohë, mbrëmjen e së martës Ahmeti njoftoi se po pastrohen rrugët kryesore të Prishtinës.