Pasojat e zjarreve në Bjeshkët e Nemuna (Foto)
Zjarret në Shtupeq të Bjeshkëve të Nemuna kanë lënë pas pjesë të mëdha të maleve të shkatërruar tërësisht. Ditën e premte ka pasur vetëm disa vatra të vogla zjarri. Edhe pse me intensitet të zvogëluar, zjarre në këtë fshat ka pasur edhe ditën e premte.
Për shuarjen e zjarreve në këtë lokacion, përveç zjarrfikësve janë angazhuar edhe policë, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtarë të misionit të NATO-s të cilët kanë hedhur ujë me helikopterë, si dhe banorë lokalë. Disa foto të marra nga droni në Shtupeq tregojnë për shkatërrimin që zjarret lanë pas.