Pasi zyrtarizoi ikjen nga NISMA, Haxhi Shala shfaqet me kolegët e AAK-së
Haxhi Shala ditë më parë zyrtarizoi largimin nga partia NISMA Socialdemokrate. Ai sot është shfaqur krahë deputetëve të AAK-së, me të cilët do të vazhdoi rrugëtimin politik.
Është deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila ka publikuar një foto dhe i ka dëshiruar mirëseardhje deputetit Shala.
Megjithatë si Shala ashtu edhe deputetët tjerë të AAK-së nuk kanë respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, përjashto deputeten Teuta Haxhiu e cila ka vendosur maskën.