Pasi i vodhi nënës 4 mijë e 300 euro dhe e rrahu atë, arrestohet vajza nga Mitrovica
Një vajzë e re nga Mitrovica është arrestuar sot pasdite pasi u denoncua nga nëna e saj për rrahje dhe se i vodhi para nga kartela bankare.
Shuma që dyshohet se i vodhi nga nënë e saj, vajza mitrovicase, është 4300 euro. Sipas denoncueses, paratë i janë marrë kohë pas kohe nga e bija.
Burime të Reporterit, thonë se gruaja që denoncoi vajzën rrahje dhe vjedhje, tha se parat e marra ishin nga kursimet në bankë.
Sipas saj, e bija e ka goditur atë në kokë, sot rreth orës 15:00, në Mitrovicë, dhe se dhuna ndaj saj kishte qene e vazhdueshme.
Sipas Policisë, viktima është dërguar për mjekim në Shtëpinë e Shëndetit në Mitrovicë, por aty theksohet se në raportin e mjekut kujdestar thuhet se nuk vërehet se ka lëndime të dukshme.
Me rastin po merret Prokuroria Themelore e Mitrovicës, derisa e dyshuara pasi është arrestuar, e njëjta është liruar në procedurë të rregullt.