Një fluturim i “Alaska Airlines” u detyrua të bënte një ulje urgjente në Seattle, Washington të shtunën, pasi një pasagjer kërcënoi të vriste të gjithë në bord.

Dhe pamjet e publikuara, sipas mediave të huaja, tregojnë burrin – i veshur me një maskë për fytyrë – duke lëvizur nëpër kabinën e Fluturimit 422 duke bërtitur:’ Unë do të vras të gjithë në këtë aeroplan nëse nuk pranoni që Jezusi ishte njeri me ngjyrë’.

Ndërsa ai kalon përgjatë pasagjerëve të alarmuar në vendet e tyre, ai dëgjohet duke bërtitur ‘pranojeni atë’ dhe ‘vdisni në emër të Jezuit’ – gjë që e përsëriti disa herë.

Sipas “Alaska Airlines” fluturimi u ngrit rreth orës 11.15 pasdite nga aeroporti i Seattle-Tacoma dhe incidenti filloi 20 minuta më pas.

“Burri u bë jashtëzakonisht luftarak dhe fizikisht agresiv gjatë ngjitjes”, tha një zëdhënës i “Alaska Airlines”.

Tre pasagjerë, përfshirë një oficer të zbatimit të ligjit, dhe një shërbyes fluturimi ndihmuan për “nënshtrimin” e këtij burri.

Pas zbarkimit emergjent, burri u mor jashtë bordit nga policia e Portit të Seattle.

Ai raportohet se ishte bashkëpunues dhe ishte vendosur në paraburgim në burgun e King County.