Pas votimit të mocionit, Britania e Madhe bën thirrje që të respektohet Kushtetuta
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka bërë thirrje që të respektohet Kushtetuta e vendit pas votimit të mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Në një komunikatë të lëshuar në orët e hershme të mbrëmjes së të enjtës, kërkohet që mbrojtja e popullit të Kosovës të jetë parësorë në kohën kur është përhapur pandemia.
‘’Mbretëria e Bashkuar mori parasysh votën e mosbesimit në Kuvend më 25 mars dhe bën thirrje që Kushtetuta të vazhdojë të respektohet. Mbrojtja e popullit të Kosovës gjatë kësaj urgjence shëndetësore duhet të jetë prioriteti i parë i qeverisë së re ose qeverisë në detyrë.’’, thuhet në reagim.
Mbretëria e Bashkuar mori parasysh votën e mosbesimit në Kuvend më 25 mars dhe bën thirrje që Kushtetuta të vazhdojë të…
Julkaissut British Embassy, Pristina Torstaina 26. maaliskuuta 2020