Pas triumfit në Kupë, Tahir Batatina futet në histori të futbollit kosovar

Kupa e Kosovës në futboll do të mbetet në qytetin e Podujevës, me Llapin që ka triumfuar për herën e dytë radhazi në këtë garë.
Llapjanët në finale mposhten Dritën me rezultatin 1:2.
Pas këtij triumfi, Tahir Batatina është futur në histori të futbollit kosovar.
Ai u bë trajneri i parë që e fiton Kupën dy herë radhazi.
Kurse, Llapi tani është skuadra e tretë që triumfon në këtë garë dy herë rresht.
Një të tillë e kishte bërë më herët Prishtina (1994/95) dhe Feronikeli (2014/15).