Pas takimit me Mustafën, deklarohet Limaj
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është deklaruar për media pasi ka zhvilluar një takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.
Limaj tha se me Mustafën kanë biseduar rreth temenave me interes për vendin, me theks të veçantë për çështjet që kërkojnë trajtim më serioz.
“Biseduam për tema të rëndësishme. Do të ishte mirë të gjithë të trajtojnë temat e rëndësishme, dhe ta kemi një qeverisje që kryen punë dhe nuk ka vetëm fjalë. Ky është një moment i rëndësishëm dhe vendi s’ka kohë për të humbur”, është shprehu Limaj.
Kreu i Nismës Socialdemokrate nuk ka dhënë një përgjigje konkrete nëse është arritur ndonjë marrëveshje për koalicion parazgjedhor me LDK-në.
Limaj vetëm tha se për këtë çështje i mbetet të vendos organi më i lartë i Nismës Socialdemokrate.
“Partitë s’duhet t’i kaplojë euforia e një vote më tepër, duke dhënë premtime që s’mund të mbahen. Të gjithë e dimë më çfarë temash, do të ballafaqohet Qeveria e ardhshme. Prandaj edhe apel imi është që të bëhet kujdes në fushatë elektorale. Qeveria duhet t’i ndalë fjalët e jo të thirret në folklorizma”, ka thënë mes tjerash Limaj.
Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga ministri në detyrë i MTI-së, Endrit Shala sot zhvilluan takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. E ky i fundit që nga java e kaluar ka nisur takimet me liderët e partive. Fillimisht është takuar me Albin Kurtin e Vetëvendosjes, kurse sot ka pasur takim edhe me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmetin./FaktePlus