Pas sulmit në Nice, presidenti Makron shkon në vendin e ngjarjes
Presidenti i Francës, Emanuel Makron, do të udhëtojë në qytetin Nice, ku në mëngjesin e së enjtes ndodhi një sulm me thikë dhe ku mbetën të vdekur tre persona.
Raportohet se së paku një nga viktimat është vrarë brenda basilikës “Notre Dame”, ndërsa sulmuesi është arrestuar dhe është dërguar në spital pasi është plagosur nga policia.
Presidenti Makron më herët shkoi në njësitin e krizës, që është vendosur në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku u takua me kryeministrin Jean Castex, shkruan Le Monde, transmeton Gazeta Express.
Prokuroria shtetërore kundër terrorizmit i ka filluar hetimet për raste të vrasjes, tentim-vrasjes. Dyshohet se rasti mund të ketë motive terroriste.