Pas rastit të parë me COVID-19 në Junik, vetizolohen pesë familje
Gjatë ditës së djeshme në Junik është paraqitur rasti i parë me coronavirus në Junik.
Kryetari i komunës, Agron Kuçi thotë se rasti është importuar nga Prishtina.
“I prekuri kishte takim në Prishtinë dhe tashmë ai është izoluar bashkë me familjarët e tij”, tha ai, përcjell Telegrafi.
I pari i Junikut thotë në Dukagjini se edhe pesë familje tjera që kanë pasur kontakt me personin e infektuar janë izoluar.
Ai thotë se nuk duhet të ketë panik por sipas tij qytetarët që kanë pasur kontakte me personin e infektuar të vet izolohen.
Kuçi thotë se pas paraqitjes së rastit të parë ka pasur një reflektim edhe në rrugët e Junikut ku qytetarët kanë qenë më vigjilentë.