Pas raportimit të FaktePlus reagon Eliza Hoxha, tregon pse e theu vetizoimin
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha para pak ditësh ka njoftuar që në testin për COVID- 19 ka rezultuar pozitiv.
Sipas IKSHPK- së personat e infektuar duhet të vetizolohen dhe të mos dalin jashtë në mënyrë që të mos bartet infektimi.
Por Hoxha nuk po i respekton masat e IKSHPK- së.
Në disa fotografi të siguruara nga Agjencia e Lajmeve FaktePlus ajo shihet rrugëve të Prishtinës.
Mirëpo deputetja e PDK- se reagoi pas ketij raportimi.
Eliza Hoxha nuk e respekton vetizolimin, del rrugëve të Prishtinës (Foto)
Në një postim në Facebook, Hoxha tregon pse e theu rregullin për vetizolim.
“Derisa unë pres para hyrjes së banesës sime vëllaun tim për të më dërgu për rentgen të mushkërive për shkak të gjendjes jo të mirë shoh tash edhe këso lajme.”, ka shkruar Hoxha./FaktePlus