Pas raportimit të FaktePlus, komuna ndërpren punimet tek “Santea”
Inspektorët e terenit në Komunën e Prishtinës i kanë ndërprerë punimet në një ndërtesë ku sipër saj po kryheshin pa lejen e komunës.
Pas raportimit të FaktePlus, inspektorët komunal kanë ndërprerë këto punime te “Santea” në Prishtinë ku në një objekt kishin filluar punime në mbindërtim.
Këtë e ka konfirmuar Adonis Tahiri, drejtor i Inspekcionit të Komunës së Prishtinës i cili për FaktePlus tha se në këtë lokacion është konstatuar se ka pasur demolim të kulmit ekzistues me tendencë për ngritje të punimeve.
“ Pas pranimit të informates nga ana juaj, inspektori i terrenit ka shkuar në vend të ngjarjes dhe ka konstatuar se është demoluar kulmi ekzistues, mbase me tendencë për zhvillim të punimeve dhe ngritje të nivelit. Punimet janë ndërprerë menjëherë”, është shprehur Tahiri. Ndryshe kjo drejtori edhe në të kaluar ka ndërprerë dhe rrënuar shumë punime pa leje të komunës.
Në anën tjetër ndalimi i mbindërtimeve në kryetaytet ka qenë ndër premtimet kryesore të kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Në këtë fushatë zgjedhore komunale është folur shumë për planet e së ardhshmes rreth ndërtimeve pa leje.