Pas pak nis takimi i shefit të CIA-s me kryeministrin Kurti
Shefi i CIA-s, William Burns pas pak pritet të nisë takim në qeveri me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Sipas gazetarit të Klan Kosovës, Besnik Tahiri, i cili aktualisht është në terren, Kurti është parë në orët e para të mëngjesit duke hyrë në godinën e qeverisë, njofton Klankosova.tv.
Drejtori i agjencisë më të fuqishme botërore të inteligjencës, zbarkoi të enjten në Prishtinë.
Ai u prit në presidencë nga shefja e shtetit Vjosa Osmani – takim nga i cili nuk pati asnjë detaj, njofton Klankosova.tv.
Më pastaj gazetari Tahiri njoftoi se Burns ka shkuar edhe në ndërtesën e agjencisë homologe të CIA-s, atë të AKI-së.
Aty, sipas të gjitha gjasave, takim ka zhvilluar me kreun e këtij institucioni, Petrit Ajeti. As nga ky takim nuk pati informacione se për çfarë u bisedua.