Pas ofensivës së Grenellit me dy marrëveshje, eksperti për Ballkanin pyet se ku është BE-ja
Katër muaj pas emërimit në pozitën e të dërguarit të posaçëm të Presidentit të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka realizuar një marrëveshje për hapjen e hapsirës ajrore Prishtinë-Beograd, ndërkohë të hënën në Berlin do të takohet me ekspertë të dy shteteve në përpjekjen e radhës edhe për hapjen e linjës hekurudhore Kosovë-Serbi.
E në gjithë këto përpjekje nuk është dëgjuar fare asnjë reagim i Bashkimit Evropian apo Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borell, i cili kishte paralajmëruar vizitë në Kosovë.
Kjo heshtje e BE’së dhe mos përfshirje në gjithë këto përpjekje për marrëveshje Kosovë-Serbi i ka rënë në sy ekspertit për Ballkanin Perëndimor, Florian Bieber.
“Ku është Bashkimi Evropian”, pyet me habi Bieber.
Where is the European Union? https://t.co/RZ9LOuyL7C
— Florian Bieber (@fbieber) January 24, 2020
Këtë reagim ai e ka bërë në një lajmërim të ambasadës së SHBA’së ne Beograd, ku tregohej për vizitën e Grenellit dhe përpjekjen e këtij të fundit në cilësinë e Përfaqësuesit Special për riaktivizimin e linjës hekurudhore Kosovë-Serbi.
Për këtë marrëveshje do të diskutohet të hënën në Berlin me ekspertë të dy shteteve.