Pas largimit të 70 vetave, BKS kryen punësime masive pa konkurs
Në janar të këtij viti, drejtori i Byros Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, largoi rreth 70 punëtorë nga puna në emër të një plani kursimesh për institucionin të shpallur gojarisht, por kur kanë kaluar 8 muaj nga ky largim masiv , ai në heshtje ka rimbushur sërish institucionin me mbi 50 punëtorë të rinj, kryesisht fëmijë gjyqtarësh, prokurorësh, gazetarësh.
Tani në BKS ka më shumë punëtorë, seç kishte para se të largoheshin nga drejtori aktual, 70 punëtorët e tjerë.
Plani i kursimeve të drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, në emër të së cilës ai largoi rreth 70 punëtorë nga puna, duket se ka dështuar plotësisht, pasi kur kanë kaluar vetëm 8 muaj nga këto largimeve masive prej punës, i njejti institucion, BKS, është rimbushur me punëtorë të rinj.
Janë me dhjetëra punëtorë të rinjë, gati po aq sa numri I të larguarëve, apo në mos më shumë, të cilët i ka marrë në punë sërisht drejtori I BKS, Sami Mazreku, punësime këto të cilat janë kryer kryesisht në heshtje dhe pa konkurs publik .
Por, e veçantë e këtyre punësimeve të reja masive të kryera nga drejtori Sami Mazreku, është fakti se pjesa më e madhe e të punësuarve janë fëmijë apo të afërm të politikanëve, gjyqtarëve, prokurorëve, gazetarëve.
“ Janë 126 punëtorë të punësuar në pikat kufitare dhe mbi 60 të punësuar në qendër të Byros së Sigurimit të Kosovës apo mbi 180 punëtorë. Para se drejtori aktual të largonte nga puna 70 punëtorë, të cilëve nuk iu vazhdoi kontratat, në BKS ishin të punësuar 162 vetë”, tha për rtklive.com një prej ish-drejtorëve të BKS, i cili preferoi të mos komentonte këtë proces zyrtarisht.
Rtklive për t’i shmangur komentet jozyrtare, prej tre ditësh i ka dërguar pyetje jo vetëm Byros së Sigurimit të Kosovës por edhe Bankës Qendrore të Kosovës. Në emër të qasjes në dokumente zyrtare dhe të drejtës për informim, kemi kërkuar nga të dy institucionet jo vetëm numrin e të punësuarve, por edhe emrat e tyre dhe faktin se pse këto punësimve janë kryer pa asnjë konkurs publik.
“ Për këtë çështje ju lutem drejtohuni tek Byroja Kosovare e Sigurimit”, tha përgjegjësi për informim në Bankën Qendrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti.
Nga ana tjetër, Drejtuesit dhe përgjegjësit e Byrosë Kosovare të Sigurimit, nuk kanë kthyer asnjë përgjigje për këto punësime masive, përgjigje të cilat janë të obliguar t’i kthejnë sepse janë institucion që mbikqyret nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe për të dytin vit me radhë, qeveria e Kosovës subvencionon polisat kufitare të shitura nëpër pikat kufitare.
Për dallim prej organizatave tjera, Byroja Kosovare e Sigurimit, është themeluar me ligj dhe ky ligj e definon si Byro Nacionale, apo organizatë profesionale me të drejta të pakufizuara në trajtimin dhe pagimin e dëmeve nga obligimet që rjedhin prej ligjit mbi sigurimin e detyrushëm.
Sipas praktikës së deritanishme, jo vetëm punëtorët e rregullt por edhe praktikantët në qendër janë marrë gjithnjë me konkurs.
Por tani nuk ka pasur konkurs për burrin e Arta Hajrizit, ish kryetare e Gjykatës Kushtetuese, nën mandatin e së cilës është shpallur antikushtetues Ligji për Kryqin e Kuq, i cili obligonte kompanitë e sigurimeve të ndanin një përqind të vlerës së sigurimit të çdo automjeti për fondin e kësaj organiztes.
Poashtu konkurs nuk ka pasur për vëllaun e gjykatses së Apelit, Frosina Sylejmanit, djalin e gjytarit të Apelit Zyhdi Haziri, djalin e ish gjytarit Fejzullah Hasanit etj etj,
Rtk javën e kaluar njoftoi për punësime të lidhura me interesin grupor, konkretisht punësimin e Mjekut Censore pa aprovimin e Bankës Qendrore të Kosovë, kirurgun nga Gjilani, Sejdullah Mahmutin, i cili është me aktakuzë nga Prokuroria e Ferizajit. I njejti gjatë mandatit të drejtorit Sami Mazreku, punësoi së paku katër anëtarë të familjes në Byron Kosovare të Sigurimit. Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, saktëson se pozita e mjekut Censor, hyn në kuadër të pozitave të rëndësishme, për të cilat duhet aprovim nga BQK, me qëllim që të jenë të përshtatshëm dhe të duhur për ushtrimin e profesionit.