Pas konferencës, Thaçi takohet me Pacollin
I pari i shtetit, Hashim Thaçi raportohet se momentalisht është në takim me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin.
Ky takim i presidentit të vendit me kreun e AKR’së vjen pas paraqitjes që Thaçit para mediave, ku foli për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, që sot gjatë ditës është publikuar i plotë.
AKR-ja në anën tjetër ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e qeverisë të re, por, që do të votojnë Avdullah Hotin për kryeministër.
Klan Kosova ka publikuar pamje nga takimi që po mbahet në njërin nga hotelet e kryeqytetit.