Pas komenteve të Fitore Pacollit për nënën e tij, reagon Daut Haradinaj
Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, ka folur për herë të parë aps komenteve të deputetes së VV’së, Fitore Pacolli, për shërimin e nënës së Haradinajt jashtë vendit. Komentet e Pacollit ngjallën reagime ndërsa Haradinaj thotë se Pacolli sigurisht nuk ka dashur të ofendojë nënën e tij.
‘’Nuk besoj që Fitore Pacolli ka dashur të ofendojë nënat shqiptare e aq më pak nënën time e cila sot ka përvjetorët e dy djemve të saj.’’, thotë ai.
‘’Deputetja e Parlamentit të Kosovës nuk besoj që e ka pasur me të keq dhe në tone përçmuese deklaraten e saj në televizion, aq më pak kur nëna ime është shëruar në shtetin amë Shqipëri.’’, shton ai.
‘’Kur është fjala për nënat tona shqiptare, besoj që të gjithë jemi një.’’, përfundon Haradinaj.
Nuk besoj që Fitore Pacolli ka dashur të ofendojë nënat shqiptare e aq më pak nënën time e cila sot ka përvjetorët e dy…
Julkaissut Daut Haradinaj Torstaina 16. huhtikuuta 2020