Pas këshilltarit të Kurtit, edhe deputeti i VV-së bën thirrje për “rezistencë”, fton policinë që ta intervistojë
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Gashi i cili tha se është ftuar për intervistim nga Policia, pas shkrimeve të tij në Facebook ku bënte thirrje për rezistencë.
“Sot, më 23 prill 2020, mora ftesë nga Policia e Kosovës që, në cilësinë e të dyshuarit, të paraqitem nesër në ora 10:00 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rastin kanosje”, ka shkruar ai.
Në mbështetje këshilltarit të Kurtit i ka dalë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku i cili po ashtu e ka përdorur fjalën rezistencë, duke ftuar policinë që ta intervistojë.
“Edhe unë bëj thirrje për rezistencë kundër të keqes, njëjtë si Shkëlzen Gashi. E ftoj policinë të nisë procedurë ndaj meje. Këtu jam”, ka shkruar Hajrullah Ceku në Facebook.
Edhe unë bëj thirrje për rezistencë kundër të keqes, njëjtë si Shkëlzen Gashi. E ftoj policinë të nisë procedurë ndaj meje. Këtu jam.
Julkaissut Hajrulla Çeku Torstaina 23. huhtikuuta 2020