Pas humbjes ndaj Liverpool-it, reagon Granit Xhaka
Liverpool dje u tregua skuadër më e fortë se Arsenali duke e mposhtur me rezultat 3:1 në Anfield.
Golat për Liverpoolin i shënuan Matip dhe më pas Salah me dygolësh, ndërsa krejt në fund Torreira realizoi golin e nderit për Arsenalin si dhe vendosi epilogun përfundimtar të takimit.
Pas ndeshjes, trajeri i Arsenalit Unay Emery u tregua optimist duke i pëlqyer loja e ekipit të tij pavarësisht humbjes.
Në lidhje me këtë ndeshje reagoi edhe Granit Xhaka me një postim në Instagram.
“Gjithmonë na dhemb të gjithëve të humbasim, por çelësi i suksesit në planin afatgjatë është të rrimë së bashku edhe pas zhgënjimeve. Ne kemi nevojë për ju për sfidën tonë të madhe javën tjetër, sepse në këtë mënyrë jemi më të fortë” – tha Xhaka në profilin e tij zyrtar në Instagram.