Pas dy rasteve me koronavirus në Kosovë, Kurti fton qytetarët për qetësi
Në një konferencë të jashtëzakonshme ministri i shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur që dy persona janë të prekur me koronavirus në Kosovë.
Në këtë konferencë ka folur edhe Kryeministri Kurti, i cili i ka ftuar qytetarët që të mos bëjnë panikë dhe të mos i drejtohet klinikave emergjente nëse i kanë simptomat e virusit por të thërrasin në numrat që janë në dispozicion.
“Ne i ftojmë qytetarët për qetësi të mos frikësohen dhe të mos bëjnë panikë, të mos paraqiten në kliniken infektive nëse kanë shenja të virusit. Të thërrasin në numrat e informacionit që janë vënë në dispozicion”.
“Ftohen të gjithë qytetarët që pa panikë dhe me kujdes të shtuar t’i përmbahen udhëzimeve të rekomanduar nga institucionet shëndetësore”, u deklarua Kurti./FaktePlus