Pas derbit, futbollistët e Prishtinës e vizitojnë Valmir Veliun në spital
Futbollistët e Prishtinës e vizituan në spital Valmir Veliun e Llapit, që pësoi lëndim të rëndë gjatë pjesës së parë të derbit mes këtyre dy klubeve.
Shqetësimin e tij për gjendjen e Veliut, Miftaraj e dëshmoi edhe me vizitën që ai bëri, bashkë me lojtarët e tjerë të Prishtinës, Veliut në spital.
Gjendja e Veliut tani është stabile dhe ai nuk është në rrezik për jetë. Këtë lajm e ka konfirmuar mjeku i Kombëtares së Kosovës, Murat Berisha, i cili ia dha trajtimin në fushë futbollistit.
Me fitoren e sotshme me rezultat 1:0, Prishtina e kaloi Llapin dhe tani është vetëm dy pikë larg Feronikelit, ndërsa klubi nga Podujeva është në pozitën e tretë, pesë pikë larg liderit.