Pas aksidentit të rëndë, 13 vjeçarja nga Podujeva ndërron jetë
Aksidentet shpeshta po din të jenë mizore duke u marrë jetën kështu shumë qytetarëve.
Me datë 9/11/2020, në fshatin Lluzhan të Podujevës është goditur me veturë një e mitur e cila kishte pësuar lëndime të rënda.
E mitura, duke mos mundur të iu bëj ballë lëndimeve të mëdha, ndërroi jetë në orët e hershme të ditës së djeshme.
“Viktima femër kosovare-fëmijë (2007) e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte pësuar (si këmbësore) me datën e cekur, ka ndërruar jetë me datë 28.11.2020 rreth orës 06:20.”, njofton PK-ja.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe rasti është duke u hetuar.