Pas 65 orë kërkimesh, nxiret e gjallë nga rrënojat në Turqi 3-vjeçarja
Tërmeti tronditi Turqinë dhe Greqinë të premten që lamë pas. Dëmet më të mëdha u bënë në Turqi ku u shkatërruan 20 pallate dhe ndërtesa. Ndërkohë që forcat e kërkim shpëtimit vazhdojnë punën që prej të premtes, pas 65 orë kërkime është nxjerrë e gjallë një vajzë 3 vjeçe.
Mediat e huaja raportojnë se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Deri në këto momente numri i viktimave nga ky tërmet ka shkuar në 79, ndërkohë që kërkimet vazhdojnë.