Pas 5 rasteve me koronavirus, Komuna e Fushë-Kosovës ka një njoftim të rëndësishëm
Komuna e Fushë-Kosovës ka bërë thirrje për kujdes pas identifikimit të 5 personave me koronavirus në këtë qytet, të cilët raportohet se u infektuan në Vushtrri.
Përmes një njoftimi për media nga kjo komunë bëjnë të ditur se do të punojnë që të parandalohet dhe kontrollohet përhapja e epidemisë.
Njoftimi i plotë i Komunës:
Të nderuar qytetarë të komunës së Fushë-Kosovës:
Nga sot në komunën tonë kemi një familje pesë anëtarëshe të infektuar me virusin COVID-19, që të gjithë raste kontakti nga komuna e Vushtrrisë.
Tani është koha që të kemi kujdes të shtuar pas zbutjes së masave nga institucionet qendrore, sepse komuna jonë i ekspozohet shumë mundësisë së infektimit pasi që ka shumë njerëz që lëvizin për arsye të ndryshme në gjithë territorin e komunës sonë.
Qytetarë të nderuar:
Apelojmë që secili të shtoj kujdesin për vetveten dhe familjen e tij sepse është e pa mundur që në këto rrethana të kontrollohet përhapja e kësaj epidemie.
Jeni ju ata që tani e tutje e keni fjalën kryesore, veprimin kryesor, angazhimin dhe vëmendjen ndaj kësaj pandemie.