Partitë nuk respektojnë Ligjin për Barazi Gjinore, listat sa për të përmbushur kuotën
Përfshirja e grave në jetën publike ende nuk është e kënaqshme. Madje, dëshmi se përfaqësimi i grave po bëhet vetëm sa për sy e faqe janë edhe listat e partive politike me kandidatë për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit. Të gjitha partitë në listat e tyre kanë nga 33 gra, që do të thotë se vetëm sa kanë plotësuar kuotën ligjore, e cila parasheh që 30 për qind e kandidatëve të jenë gra.
Edhe në zgjedhjet e 2019-ës partitë politike janë siguruar vetëm të përmbushin kuotën prej 30 për qind të pjesëmarrjes së gruas në listat e kandidatëve për deputetë, ashtu siç edhe e parasheh Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Mirëpo, partitë nuk po respektojnë Ligjin për Barazi Gjinore, i cili obligon organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore si dhe institucionet e tjera publike që të sigurojnë përfaqësim të barabartë gjinor prej 50 për qind, për secilën gjini përfshirë edhe në vendimmarrje.
Shoqëritë civile vazhdimisht kanë kërkuar që të ketë përfaqësim më të madh të grave në politikë e mbi të gjitha në vendimmarrje.
Blerta Aliu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus se edhe në këto zgjedhje partitë vetëm kanë përmbushur kuotën, por jo edhe përfaqësimin e barabartë të grave.
“Prej të gjitha listave të partive dhe koalicioneve, janë diku vetëm 32 për qind të përfshirjes së grave në këto lista. Ne kemi kërkuar si përfaqësim të barabartë të grave në këto lista pra 50 me 50, ku njëkohësisht i bie të respektohet Ligji për Barazi Gjinore. Kjo deri më tani nuk është përfillur, subjektet politike janë orientuar kah rregullativa zgjedhore sepse Ligji i Përgjithshëm për zgjedhje parasheh kuotën prej 30 për qind, por jo edhe Ligjin për Barazi Gjinore. Si zakonisht, ka ndodhur i njëjti veprim si në zgjedhjet e kaluara, hapësira ka qenë e caktuar. Kjo të bënë me mendu që ata në një formë vetëm e kanë përmbushur kuotën, por jo edhe përfaqësimin e barabartë”, ka thënë Aliu për FaktePlus.
Një subjekt politik për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje duhet të plotësojë një numër kriteresh ligjore, në mesin e të cilave është edhe respektimi i kuotës gjinore sipas nenit 27 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka thënë për FaktePlus se subjektet politike kanë respektuar kuotën gjinore në listat e kandidatëve për deputetë.
“Sipas këtij neni, paragrafi i parë “në listën e kandidatëve të secilit subjekt politik së paku 30% janë meshkuj dhe së paku 30% janë femra. Ky nen aplikohet për lista me 3 kandidatë. Mund t’iu konfirmoj se subjektet politike, tek lista e të cilave aplikohet kuota, kanë respektuar kuotën gjinore”, tregon Elezi.
Në zgjedhjet që pritet të mbahen me 6 tetor në Kosovë, për herë të parë është e kandiduar një grua për kryeministre, por sipas njohësve të fushës kjo nuk është shenjë e përmirësimit të pjesëmarrjes së barabartë të grave në politike e sidomos në vendimmarrje.
Sipas statistikave të publikuara më herët, pabarazia ekonomike gjinore në Kosovë vlerësohet të jetë më e larta në Evropë. Edhe pse gratë përbëjnë 52.1 për qind të numrit të përgjithshëm të kosovarëve me diplomë universitare, krahas 47.9 për qind të burrave, në punësim ato përbëjnë vetëm 12.7 për qind kundrejt 46.6 për qind të burrave. Edhe në rastet kur ato janë të punësuara, mbesin shumë pak të përfshira në nivele vendimmarrëse. Ndërkohë, sanksionimi ligjor mbetet i pa aplikuar.
Më poshtë sjellim listën e kandidatëve femra të disa partive politike:
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit ka renditur 33gra.
PDK-
- Eliza Hoxha,
- Besa Ismaili-Ahmeti,
- Blerta Deliu-Kadriu,
- Safete Hadergjonaj,
- Valdete Idrizi,
- Ganimete Musliu,
- Evgjeni Thaci-Dragusha,
- Sabiha Shala,
- Dhurata Hoxha,
- Ariana Musliu-Shoshi,
- Floretë Zejnullahu,
- Mexhide Mjaku-Topalli,
- Aurora Bakalli,
- Lluljeta Veselaj-Gutaj,
- Gentiana Beqa-Ahmeti,
- Elmije Plakiqi,
- Xhevahire Izmaku,
- Urata Tahiri,
- Selvije Halimi,
- Ymran Fusha,
- Leonora Morina-Bunjaku,
- Goxhe Qaushi,
- Suzana Gjergji,
- Eleta Osmani,
- Kosovare Murseli,
- Egzona Bytyqi,
- Kaltrina Arifja,
- Besa Kuqi,
- Arbresha Syla,
- Ibadete Ahmetaj,
- Merita Makolli,
- Mirjeta Rrukolli,
- Erlira Mullabazi,
Lista e deputetëve nga AAK-PSD
- Magbule Shkodra,
- Shqipe Pantina,
- Donika Kadaj-Bujupi,
- Burbuqe Bakija-Deva,
- Teuta Haxhiu, Besa Baftiu,
- Albena Reshitja,
- Kaqusha Jashari,
- Time Kadrijaj,
- Natyra Kuci,
- Iliriana Gafuri,
- Zoja Berisha-Lleshi,
- Blinera Dudi Sheholli,
- Drita Krasniqi,
- Aida Rushiti,
- Camërie Azemi,
- Marqe Selmani,
- Fiknete Bejta,
- Mrika Thaqi,
- Afrore Mazreku,
- Luljeta Berisha,
- Dardane Sadiku,
- Besa Luzha,
- Drita Kukaj,
- Elenora Ceku-Kryeziu,
- Qamile Morina,
- Shqipe Kastrati,
- Ramize Shala,
- Arta Ahmeti-Xhylani,
- Florinë Krasniqi,
- Pranvera Ejupi-Hajzeraj,
- Dhurata Salihu,
- Hatixhe Bungu,
- Vlora Jashanica,
Lista e deputetëve të LDK-së
- Vjosa Osmani Sadriu,
- Lirije Kajtazi,
- HyKmete Bajrami,
- Dorentinë Maloku,
- Besa Gaxherri,
- Vlora Dumoshi,
- Valentina Bunjaku-Rexhepi,
- Mirjeta Kalludra,
- Florije Besholli,
- Vlora Limani-Hajnuni,
- Flutra Beka,
- Hyre Tejeci,
- Saranda Musliu,
- Fatbardha Emini,
- Brikenda Kryeziu,
- Miketa Hajdari,
- Sadije Osaj-Jakupi,
- Rrezarta Krasniqi,
- Kumrije Sahiti,
- Bekrije Cena-Nazifi,
- Ema Nikqi-Rexha,
- Melihate Tërmkolli,
- Besa Zejnullahu,
- Shqipe Ramaj,
- Arta Metaj-Govori,
- Marigona Lala,
- Sevdije Alishiqi,
- Ardita Dushi,
- Naime Osmani,
- Ganimete Ismajli,
- Suzana Muriqi,
- Shkendije Lokaj,
- Mimoza Shahini,
Lista e deputetëve nga VV
- Albulena Haxhiu,
- Yllza Hoti,
- Fatmire Mullahaxha-Kollcaku,
- Arbërirë Nagavci,
- Fitore Pacolli,
- Saranda Bogujevci,
- Vlera Gjakova,
- Mimoza Kusari-Lila,
- Mevlyde Hyseni,
- Tinka Kurti,
- Arijeta Rexhepi,
- Drita Millaku,
- Jetmira Vrenezi,
- Arbëresha Kryeziu-Hyseni,
- Venera Llunji,
- Labinotë Demi-Murtezi,
- Besa Berberi,
- Mimoza Shala,
- Nora Kelmendi,
- Albana Gashi,
- Drita Kabashi,
- Vlora Vula-Gojani,
- Arta Bajraliu,
- Leonora Shabani-Bajraktari,
- Enkelejda Arifi,
- Dafina Alishani,
- Arjeta Fejza,
- Lindita Rexha,
- Mirlinda Sadiku,
- Hidajete Nikçi,
- Shqipe Metaj-Isufi,
- Drilona Jaku,
- Fjolla Ujkani,
Lista e deputetëve të NISM’s-AKR-PD
- Albulena Balaj,
- Mirlinda Sopi-Krasniqi,
- Shqipe Kupina,
- Valdete Bajrami,
- Refiqe Beka-Ternava,
- Arbreshë Krasniqi,
- Arbenita Halilaj Krasniqi,
- Suzana Sejdijaj,
- Afërdita Gjonbalaj-Stubulla,
- Shkurije Bytyqi,
- Myzejene Selmani,
- Albana Bytyqi,
- Arbanë Hajdaraj,
- Sevdije Lama,
- Zejnije Veliu,
- Merita Dervishi,
- Violeta Demi,
- Erjona Ramaj,
- Alma Lamçja,
- Valentina Bajrami,
- Hajrije Gashi,
- Drenushë Hajzeri-Geci,
- Xhylije Ibrahimi,
- Qendresë Xhema,
- Arbnore Kelmendi,
- Lule Berisha-Zabelaj,
- Sanije Rexha,
- Fexherije Konushevci,
- Agncea Hajredini,
- Egzonë Muharremi,
- Shkurte Berisha,
- Hyrije Gashi-Kodra,
- Fatime Jasiqi.