Parlamenti Evropian merr vendimin për ndalimin e TikTok-un në telefonat e stafit

Parlamenti Evropian e ka ndaluar TikTok-un nga telefonat e stafit, duke ndjekur hapat e dy institucioneve më të larta të politikë-bërjes së Bashkimit Evropian dhe duke nënvizuar shqetësimin në rritje për aplikacionin kinez të videove të shkurtra dhe kush mund të ketë akses në të dhënat e përdoruesve të tij.
Komisioni Evropian dhe Këshilli i BE-s javën e kaluar ndaluan TikTok-un nga telefonat e stafit për shkak të shqetësimeve në rritje në lidhje me kompaninë, e cila është në pronësi të firmës kineze ByteDance, dhe nëse qeveria e Kinës mund të mbledhë të dhënat e përdoruesve ose të avancojë interesat e saj.
Ndalimi, duke filluar nga 20 marsi, do të zbatohet për pajisjet e korporatave si telefonat celularë dhe tabletët që janë të regjistruar në aplikacionin e menaxhimit celular të Parlamentit, tha një zëdhënës i Parlamentit.
Asambleja gjithashtu rekomandoi fuqimisht ligjvënësit dhe stafin që ta fshijnë TikTok-un nga pajisjet e tyre personale, duke konfirmuar një raportim të mëparshëm të Reuters.