Parisi bën të detyrueshme maskën në ambientet e jashtme
Parisi ka bërë të detyrueshme sërish maskën në ambientet e jashtme, duke filluar nga e premtja për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19. Maska do të jetë e detyrueshme për të gjithë personat mbi 11 vjeç.
Franca regjistroi 208,099 raste të reja në 24 orë, numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë.
Vendi gjithashtu ka regjistruar 184 viktima, duke çuar numrin e përgjithshëm në 96.291.
Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, u tha deputetëve të mërkurën se Franca po përballet me një “cunami” të infeksioneve me Covid-19, me 208.000 raste të raportuara në 24 orët e fundit.
Franca ka shënuar vazhdimisht rekorde të rasteve në ditët e fundit. Shifra e të martës me rreth 180.000 raste ishte tashmë më e larta për një shtet evropian, sipas të dhënave në faqen Covidtracker.fr.