Parashutistët ngecin në kabllo dhe bien në tokë, njëri humb jetën (Video)
Një parashutist ka mbetur i vdekur në vend dhe një tjetër është në gjendje kritike, pasi parashuta e tyre u kap në një kabllo dhe me pas u përplasën në asfalt.
Erërat e forta bënë që parashuta e parashutistit që punonte si instruktor dhe që kishte të lidhur me litar një person tjetër, të përfundojnë në kabllo dhe të bien në asfalt.
Sipas mediave lokale, instruktori Huseyin Ilhan ka vdekur nga plagët e marra në kokë, derisa parashutisti tjetër Even Salci është në gjendje kritike.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në pjesën veriore të Turqisë. /FaktePlus