Parashikohen stuhi me breshër e shi në dy ditët e ardhshme
Shi e breshër sikur ditëve të kaluara parashikohet edhe për dy ditët e ardhshme në disa zona nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas një njoftimit të fundit të institutit, të mërkurën dhe të enjten, moti në Kosovë do të jetë jostabil.
“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ndikohet nga fushat e fuqishme ciklonike. Në këto kushte do të mbajë mot jostabil, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të shoqërohen me shkarkime elektrike, reshje shiu, e në disa zona ekziston rrezik për stuhi dhe breshër”, thuhet në njoftim.
Moti i ngjashëm, sipas IHMK-së, do të mbajtë deri në fund të javës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë celsius.