Parashikimi i motit për sot, ngriten temperaturat
Edhe sot në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.
Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, ku nga mesi i javës parashihet me më pak reshje, duke mos përfshirë gjithë territorin.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, ka njoftuar IHMK.