Parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme
Fundjava me kthjellime, në mëngjes ngrica, ditën temperaturat në rritje. Në fillim të javës së ardhshme butë, me vransira të ndryshueshme e me reshje lokale shiu.
Në ditët e fundjavës rajoni ynë do të jetë nën ndikimin e fushave të presionit të lartë dhe masave të ngrohta ajrore, që po depërtojnë nga Europa qëndrore. Në këtë situatë meteorologjike pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell, ndërsa temperaturat maksimale do të shënojnë rritje.
Në fillim të javës vendi ynë mbetet nën rrymimin e masave të ngrohta ajrore, që do të kushtëzojnë mot të butë, derisa nga Atlantiku përgjatë Italisë do të depërtojnë fusha të presionit të ulët, që nga rajoni ynë do të sjellin mundësi edhe për reshje lokale shiu. Të mërkurën vonë gjatë natës depërtimi i një fronti të ftohtë mund të sjell mundësi për reshje afatshkurta bore edhe në vise të ulëta.
Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, e kohëpaskohe do të rriten edhe në të pashëndetshme.
8.02 – Në mëngjes vransira. Ditën pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Në mbrëmje kthjellime.
9.02 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, e ditën mot më i butë.
10.02 – Mot i butë, gjatë ditës vransirat do të shtohen. Në mbrëmje vonë priten reshje lokale shiu.
11.02-12.02 – Të martën, mot i butë, me vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe priten reshje lokale shiu, në vise malore borë. Ditën e mërkurë butë, kryesisht me vransira. Në mbrëmje reshje shiu, që më vonë gjatë natës do të shndërrohen në reshje bore.
Gjatë kësaj periudhe pesë ditore temperaturat do të shënojnë rritje graduale edhe mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -5C deri në 4C, e maksimalet nga 5C deri në 12C.
Do të fryejë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s, ndërsa në fillim të javës kryesisht nga jugperëndimi 4-14m/s.
Shtypja atmosferike do rritet mbi vlera normale, e nga fillim i javës do të pësojë rënie.