Parashikimi i motit për Kosovë deri në fund të muajit
Fusha të fuqishme anticiklonike do të mbretërojnë që nga Oqeani Atlantik e deri në Azi, ndërsa qendrat e këtyre fushave të fuqishme ajrore anticiklonike do të kalojnë mes përmes Evropës dhe rajonit tonë dhe për këtë arsye nuk pritet të kemi reshje atmosferike.
Nesër do të ketë vranësira të shpeshta në Kosovë si dhe nuk përjashtohet mundësia për ndonjë fjollë të dobët bore në disa rajone, kurse nga pasnesër do të ketë kthjellime në tërë rajonin si dhe masa pak më të ngrohta ajrore nga Evropa do të depërtojnë në rajon duke ndikuar në ngritjen e temperaturave ditore. Netët dhe mëngjeset do të jenë me ngrica dhe vende-vende edhe me mundësi për mjegull.
Nga fundi i javës do të kemi dobësimin e masave ajrore anticiklonike dhe si pasojë në Shqipëri këtë fundjavë do të ketë gjasa për reshje shiu sidomos të dielën. Reshje afatshkurtra shiu mund të kemi në disa rajone në Kosovë të dielën.
Pra vazhdon “avazi i vjetër” edhe këtë javë me mot të thatë, monoton dhe pa gjasa për reshje atmosferike.
Ndërsa ky është parashikimi i motit nga accuweather deri në fund të muajit: